Gratë e Britanisë inspirohen nga Middleton për shtatëzanitë e lindjet

Tashmë Dukesha e Kembrixhit është më mirë nga gjendja shëndetësore. Planet e saj për të lindur fëmijën e tretë në Kensington Palace kanë shtuar interesimin e grave britanike për të lindur në shtëpi. Qëkur Middleton ka shprehur këtë dëshirë për të sjellë në jetë fëmijën e tretë, janë shtuar edhe kërkesat e grave britanike me 44%.

Kate dëshironte që të lindte në Kensington Palace edhe vogëlushen Charlotte, por nuk mundi pas këshilimeve mjekësore që mori. Familja mbretërore nuk e ka konfirmuar ende  nëse e kanë vendosur, por as e ka mohuar si mundësi, përcjell Bordo.al. 

21% të të rriturve, sidomos nënave që u bënë pjesë e një sondazhi në Britaninë e Madhe pohuan se inspirohen prej familjes mbretërore në lidhje me shtatëzanitë. Vetë drejtoresha e mamive, Linda Ryceland pohoi rritjen interesimit dhe kërkesave për lindje në shtëpi. Sipas saj, nënat e reja e shohin si një mundësi të arritshme e të përballueshme. Ajo ka shtuar se edhe gratë e udhëhequra nga karriera profesionale dhe partnerët e kanë mbështetur këtë ide.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button