Zhurma e avionëve rrezik vdekje

Duke analizuar informatat e detajuara të mbledhura nga të anketuarit, shkencëtarët ia kanë dalë që ta veçojnë ndikimin eventual të ndotjes së ajrit në paraqitjen e infarktit të zemrës.
Të dhënat e mbledhura në Zvicër nga 4,6 milionë njerëz, tregojnë se ekspozimi ndaj zhurmës që shkaktohet nga avionët, lidhet me një rrezik më të lartë për vdekje nga infarkti i zemrës.
Kërkuesit shkencorë nga Universiteti zviceran në Bernë shtojnë se rreziku është parë se është më i madhi te njerëzit që ishin ekspozuar ndaj zhurmës më të madhe të avionëve, si dhe që kishin jetuar më gjatë në vendet me trafik të dendur të aeroplanëve .

Duke analizuar informatat e detajuara të mbledhura nga të anketuarit, shkencëtarët ia kanë dalë që ta veçojnë ndikimin eventual të ndotjes së ajrit në paraqitjen e infarktit të zemrës.
Personat që i ishin nënshtruar një zhurme prej më së paku 60 decibelësh ishte parë se ishin për rreth 30% më shumë të rrezikuar nga vdekja e shkaktuar nga infarkti i zemrës, krahasuar me personat që ishin ekspozuar ndaj një zhurme më të vogël se 45 decibelë, thuhet në revistën shkencore “Epidemiology”.
Në studimet e mëparshme, ekspozimi ndaj zhurmës së avionëve ishte lidhë me një rrezik më të lartë të paraqitjes së shtypjes së lartë të gjakut.

Lajme të ngjashme

Back to top button