Modernizimi i Korridorit 10 interes strategjik i Serbisë dhe Greqisë

Modernizimi i Korridorit hekurudhor 10 është interes strategjik për Serbinë dhe Greqinë, vlerësuan sot në Beograd ministrat e angazhuar për dikasterin e transportit të të dy vendeve.

“Nuk mjafton vetëm të keni hekurudhë moderne nga Beogradi deri në Budapest, por shumë me rëndësi është ta modernizojmë edhe hekurudhën në drejtim të jugut”, deklaroi ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajlloviq, pas takimit të saj me ministrin grek të Infrastrukturës, Transportit dhe Lidhjeve Hristos Spircis, transmeton MIA.

Sipas saj, modernizimi i kësaj hekurudhe nga Serbia, përmes Maqedonisë, deri në Greqi është veçanërisht e rëndësishme me qëllim të të ulet kohëzgjatja e transportit kargo, me ç’farë do të rritej konkurrenca e firmave serbe.

Spircis, nga ana e tij, theksoi se për Athinën nga prioritetet kryesore është modernizimi i kësaj hekurudhe dhe lidhjen e Serbisë me portet në Greqi.

Ai propozoi hartim të politikës transportuese në rajon, me qëllim që të vendosen standarde të njëjta të cilat do të mundësojnë përshpejtim të transportit të udhëtarëve dhe mallrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button