Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport Vitesse

 “Bugatti” është marka e njohur botërore e cila prodhon automobila superluksoz, të cilët i vënë në lëvizje disa nga motorë më fuqishëm në botë, kur janë në pyetje automobilat serik.

Për panairin e automobilave në Gjenevë, “Buggati” e përgatiti një model të ri, Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport Vitesse. Bëhet fjalë për “roadster-in” më të fuqishëm në botë, pasi motori i tij zhvillon plot 1200 KF.

Besojmë që të gjithë adhuruesit e automobilave e dinë që versionin bazë, automobilin Bugatti Veyron 16.4 e vë në lëvizje motori me benzinë 8.0-litra me 16 cilindra i cili ofron 1001 KF. Në top versionin, Bugatti Veyron 16.4 Super Sport gjendet motori i cili prodhon 1200 KF. Rritja e fuqisë për 199 KF është arritur me katër turbombushës shtesë dhe “intercooler-in” më efikas. “Bugatti” motorin me 1200 KF nga top-modeli i tij e vendoi edhe në “roadster-in” e ri, Bugatti Veyron 16.4 Grand Sport Vitesse.

Ky model shpejtësinë prej 100 km/h e arrin për vetëm 2,5 sekonda, ndërsa për arritjen e shpejtësisë deri në 200 km/h i nevojiten 6.7 sekonda. Pyeteni se cila i është shpejtësia më e madhe? Me kulmin e ngritur kjo veturë mund të shpejtojë deri në 415 km/h, ndërsa me kulmin e ulur mund t’i arrijë “mezi” 360 km/h.

Lajme të ngjashme

Back to top button