Komandanti i KFOR-it vizitë në Shqipëri

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Giovanni Fungo, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku u prit nga zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bardhyl Kollçaku, raporton Anadolu Agency (AA).

Fokusi kryesor i takimit ishte diskutimi i çështjeve kyçe të sigurisë dhe mbarëvajtja dhe vijimi i mbështetjes së Shqipërisë për Operacionin e NATO-s në Kosovë (KFOR), thuhet në një njoftim zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

“Fungo shprehu vlerësimin për Shqipërinë dhe Forcat e Armatosura, duke i cilësuar, si një partner të besueshëm. Zv.ministri Koçi theksoi se KFOR konsiderohet si një histori suksesi e NATO-s. KFOR garanton siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët e Kosovës. Por nga ana tjetër ne jemi avokatë të vendosur të shndërrimit të FSK-së në Forcë të Armatosur. Kjo do i shërbejë paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon. Kjo çështje duhet të vazhdojë të diskutohet në radhët e Aleancës, vijoi më tej Koçi”, theksohet në njoftim.

Ndërsa Kollçaku gjatë takimit vlerësoi bashkëpunimin e KFOR-it me Forcën e Sigurisë së Kosovës, “duke e ndihmuar këtë forcë drejt transformimit të saj në një Forcë të Armatosur.”

Në njoftim theksohet më tej “Gjeneral major Giovanni Fungo vlerësoi Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë për kontributin e tyre në KFOR, sidomos me personel të mirëpërgatitur apo për mbështetjen e KFOR në sigurimin e rrugëkalimit nga pika hyrëse në portin e Durrësit deri në kufi.”

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button