Carovska në Stamboll: Dialogu social i rëndësishëm për uljen e varfërisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska në cilësi të bashkëkryesueses mbajti fjalim në hapjen e Takimit të 10-të rajonal evropian të Organizatës Ndërkombëtare të Punës që u mbajt në Stamboll.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtuan se Carovska e ka theksuar rëndësinë e dialogut social në përpjekjet për uljen e varfërisë dhe sigurimin e punës dinjitoze.

Në suaza të takimit rajonal, Carovska ka realizuar edhe takime dypalëshe me delegacionin bullgar dhe kroat. Krahas këmbimit të përvojave, në takimet është dakorduar edhe nënshkrimi i memorandumit dhe programit për bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen.

Takimi rajonal evropian mbahet në çdo katër vjet dhe në të marrin pjesë përbërëes tripalësh – qeveri, punëdhënës dhe punëtorë prej 51 vendeve. Takimi është me qëllim të diskutohet për çështje kyçe ekonomike dhe sociale në këtë pjesë të botës, si dhe për shkak të konfirmimit të prioriteteve rajonale të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Carovska në Stamboll: Dialogu social i rëndësishëm për uljen e varfërisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button