Pritet rritje prej 4,4 për qind në shitjen e kompjuterëve personal

 

Tempoja e rritjes në treg të kompjuterëve personal (PS) këtë vit do të përshpejtohet, por edhe më tej do të mbetet prapa rritjes së dikurshme.

 Sipas agjencisë “Gartner” këtë vit në botë do të shiten 368 milionë noutbukë dhe kompjuterë personal, që është për 4,4 për qind më shumë se vitin e kaluar. Në vitin 2013 numri i kompjuterëve të shitur duhet të rritet në 400 milionë.

 Shitja e PS vitin e kaluar është rritur për 0,5 për qind në 352,8 milion kompjuter.

 “Shitja e kompjuterëve personal edhe në vitin 2012 do të jetë e dobët. Vendimtare do të jetë nëse pjesa e re e sistemit operativ “majkrosoft uindous 8” noutbukët ultra të hollë do të kenë sukses, tregojnë analistët nga “Gartner”.

 

Ndikim negativ ndaj shitjes të kompjuterëve ka ekonomia e dobët, rënia e interesit te shfrytëzuesit, të cilët gjithnjë e më shumë preferojnë telefona të mençur dhe tablet aparate.

Lajme të ngjashme

Back to top button