Dimitrov dhe Koxias biseduan për forma të reja të bashkëpunimit

 E ardhmja e rajonit, hapat të cilat duhet të ndërmerren për krijimin e vizionit pozitiv për atë të ardhme, përforcimi i bashkëpunimit mes organizatave të shoqërive civile të të dy vendeve, si dhe të institucioneve akademike, ishin pjesë e temave të sotme të shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, të mbajtur në margjina të takimit ministror katërpalësh në Selanik.

Dimitrov, i cili sot u takua edhe me prefektin e Selanikut, Janis Butaris, theksoi se është biseduar edhe për bashkëpunimin tejkufitar, për rritje të bashkëpunimit në nivel të ministrive të jashtme, lajmëroi raportuesi i MIA-s.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të kërkohet sqarim nga Koxias për etiketat të cilat policët grekë i vendosin në automjetet e Maqedonisë gjatë hyrjes në Greqi, Dimitrov u përgjigj se dy vendet kanë qëndrime të ndryshme rreth asaj çështjeje.

“Mund ta hapë edhe atë çështje, megjithatë, në mënyrë të ndryshme i qasemi asaj. Në mënyrë që të zgjidhet çështja që na ndan, duhet të gjejmë çështje që na lidhë”, theksoi Dimitrov.

Në takimin në Selanik, përveç Dimtirovit dhe Koxiasit, marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Takimin ministror sot në mëngjes e hapi Koxias, i cili paralajmëroi se do të bisedohet për çështje te sigurisë, përforcimin e bashkëpunimit në këtë sferë në kontekst për sfidat e reja me të cilat përballet rajoni, por edhe bota në përgjithësi, prëforcimin e bashkëpunimit tejkufitar, si dhe energjetikën, përkatësisht mundësinë për projekte të reja në këtë sferë.

“Ballkani është rajon i cili premton shumë në raport me zhvillimin e energjetikës, në kuptim të ndërtimit të gazpërçuesve dhe projekteve të tjera, për ç’shkak nevojitet përforcim i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, e para së gjithash të katër vendeve, të cilat marrin pjesë sot në takimin katërpalësh në Selanik, Maqedonisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë”, tha Koxias.

Theksoi se në darkën e djeshme të punës u shqyrtuan çështje lidhur me avancimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë mes vendeve përmes ministrive të punëve të jashtme.

Takime të veçanta mbajnë ministrit e punëve të jashtme, të punëve të brendshme, të energjetikës dhe të ekonomisë.

Ky është takimi i dytë i formatit të këtillë, në suaza të përpjekjeve të diplomacisë greke për prëforcimin e stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit transkufitar mes vendeve fqinje nga pjesa jugore e Ballkanit. Ngjarja do të jetë me rend të zgjeruar të ditës dhe paraqet vazhdim të kontakteve të kohëmëparshme të Koxiasit me kolegët e tij nga këto tre vende gjatë Asamblesë së prëgjithshme të KB-së në Nju-Jork prej 18 deri më 22 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button