Futbollisti i Juventusit lëndohet në Kombëtaren italiane (FOTO)

Daniele Rugani është në dyshim për paraqitje për duelin e radhës në Torino ndaj Maqedonisë.
Kombëtarja e Italisë ka marrë një lajm të keq para dueleve me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Premium Sport” raporton se mbrojtësi Daniele Rugani ka pësuar një lëndim në dorën e djathtë dhe ka braktisur stërvitjen në qendrën sportive në Coverciano.

Rugani është në dyshim për paraqitje për duelin e radhës në Torino ndaj Maqedonisë, përcjell “Lajmi.net”.

Selektori Giampiero Ventura është duke konsideruar mundësinë ta pushojë në takimin ndaj Maqedonisë për ta vlerësuara para takimit me Kombëtaren shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button