fbpx

Një haraçinas është alivanosur dhe plaçkitur në parkun e Gazi Babës

 Katër persona të maskuar kanë sulmuar dhe plaçkitur një banor 26-vjeçar të fshatit Haraçinë, pardje në mbrëmje, në parkun e Gazi Babës.

B.N. (26) dje pasdite në Stacionin policor Gazi Babë ka paraqitur se pardje rreth orës 21, derisa ka lëvizur në parkun e Gazi Babës, është plaçkitur nga katër persona të panjohur të maskuar. Sulmuesit e kanë ndalur dhe njëri prej tyre e ka goditur me mjet të hekurt në pjesën e kokës, ndërsa tjetri e ka kapur për rripi dhe e ka tërhequr në tokë, pas çka është alivanosur. Kur iu është kthyer vetëdija, ka vërejtur se në xhepin e xhinseve nuk e ka portofolin në të cilin ka pasur 600 euro dhe 3.000 denarë, informon Ministria e Punëve të Brendshme në Buletinin e rregullt ditor.

Po ndërmerren masa për gjetjen e personave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button