Si do të zgjerohet bulevardi Braqa Gjinovci dhe kthehet tregu i gjelbër në Gostivar?! (VIDEO)

Problemet e shumta urbanistike në Gostivar që fillojnë nga bulevardi Braqa Gjinovci, nga ndërtimet pa leje, tregu i gjelbert privat, qiratë e larta në këtë treg që përfundojnë me prishjen e shtratit të Lumit Vardar dhe rrugët e prishura janë probleme që do të zgjidhen më së voni deri në vitin e dytë të mandatit të kryetarit të ri të Gostivarit. Kjo u premtua në #Debatpernime nga kandiatët për kryetar komune në Gostivar, Arben Taravari (ASH), Asaf Ademi (BESA), Nevzat Bejta (BDI), Sabajdin Izairi (PDSH) dhe Shpat Iseini (KASH), shkruan Portalb.mk.

LEXO: #Depatpërnime, përfundimisht zgjidhje për deponinë Rusino në afërsi të Gostivarit 
LEXO: #Debatpernime, ja çfarë është prioritet për kryetarin e ardhshëm të Gostivarit
LEXO: #Debatpernime solli premtime të shumta për gostivarasit (VIDEO)
LEXO: Si do të zgjerohet bulevardi Braqa Gjinovci dhe kthehet tregu i gjelbër në Gostivar?!
L
EXO: Brenda një viti në Gostivar do të ndërtohen 7 çerdhe

“Në mandatin tim të ardhshëm bulevardi i cili ka ndërtesa përreth do të zgjerohet”, premtoi Nevzat Bejta nga BDI.

Ndërkaq Asaf Ademi i BESA-s tha se: “Do të bëhet shpronësimi i objekteve përreth duke identifikuar parcelën shtetërore dhe nëpërmjet partneriteti publiko-privat do të realizohet gjatë mandatit tonë”, tha ai.

Kurse kandidati i PDSH-së, Sabajdin Izairi premtoi se: “Unë do ta zgjidh problemin me bulevardin Braqa Gjinovci pavarësisht se objektet përreth që e ngushtojnë atë bulevard a janë apo jo në pronësi të ndonjë familjari”, sepse siç tha ai, “lidhjet e ngushta partiake të BDI-së me pronaret e këtyre objekteve janë arsyet se pse nuk janë rrëzuar ndërtesat që e ngushtojnë bulevardin në fjalë”, tha Izairi.

Ndërkaq kandidati i ASH-së, Arben Taravari nuk premtoi për bulevardin Braqa Gjinovci kurse për shtratin e Lumit Vardar tha se: “Ai do të rregullohet dhe rreth tij do të ndërtohet një korsi me biçikleta”.

Kurse kandidati i KASH-it, Shpat Iseini tha se: “Tashmë kemi kontratë e cila është barë me qytetarët për heqjen e parkingut zonal, parking ky që ka bllokuar edhe penguar zgjerimin e bulevardit në fjalë”. Kurse sa i përket shtratit të Lumit Vardar, Iseini premtoi se ai do të bëhet brenda 100 ditëve të mandatit të tij.

Kurse për tregun e gjelbër që tashmë është në pronësi private, Iseini i KASH-it premtoi se “kthimi i tregut në pronësi të komunës do të bëhet brenda vitit të parë të mandatit tim”.

Për të, Izairi i PDSH-së tha se ai do të “rregullohet pas gjashtë muajve marrje mandati”.

Kurse Bejta i BDI-së premtoi se “tregu i gjelbër do të jetë gati brenda 6 muajve”.

Për Ademin e BESA-s, “tregu i gjelbër i Gostivarit do të jetë gati brenda vitit të dytë të mandatit të tyre”.

Kurse Taravari i ASH-së premtoi se: “tregu i gjelbër do të jetë gati brenda një viti”.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button