Janë arrestuar 24 persona për keqpërdorime të subvencioneve, është kërkuar masë arresti për shtatë prej tyre

Njëzet e katër persona janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm të MPB-së dhe Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, për shkak të dyshimit se kanë kryer keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë lidhjes së kontratave për blerje të tokës bujqësore dhe pagesë të subvencioneve, duke e dëmtuar Buxhetin e RM-së për 220.000 euro.

Prokurori kompetent publik, gjykatësit për procedurë paraprake pranë Gjykatës themelore Shkup 1 i parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar.

Siç kumtoi PPRM, në mesin e të dyshuarve janë 15 persona zyrtar të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe njësitë rajonale të kësaj ministrie, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë persona fizik dhe persona përgjegjës në subjekte juridike në pronësi private.

Sipas PPRM-së, në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2016, personat e dyshuar zyrtar e kanë shfrytëzuar pozitën e vet zyrtare apo autorizimin dhe i kanë tejkaluar kufijt e autorizimeve të tyre zyrtare gjatë lidhjes dhe prishjes së kontratave për blerje të tokës bujqësore. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve jo të ligjshme, janë ndihmuar nga personat e tjerë të dyshuar. Në të njëjtën kohë, kanë miratuar pagesë për Programin për mbështetje financiare në bujqësi – subvencione, në të cilën mënyrë kanë përfituar dobi për disa persona juridik dhe fizik në dëm të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button