Largimi i Barçës, bëhet gati super kampionati me 20 klubet më të mëdha

Nëse Katalonja fiton pavarësinë atëherë është e pashmangshme largimi i Barcelonës nga La Liga.

Ditët e fundit Spanja është duke kaluar momente tensioni për shkak se Katalonja bëri referendum për shpalljen e pavarësisë.

Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar sot një artikull ku shkruan se United, City, Chelsea dhe Tottenham po e monitorojnë me shumë kujdes situatën për t’u bërë pjesë e Superligës Europiane.

Kompeticioni më i madh në botë është një projekt i klubeve më të fuqishme në botë, teksa pjesë e saj duan që të bëhen ekipet më të mëdha në Europë.

“Ideja e një Superlige të madhe europiane është përfolur prej vitesh nga klube të mëdha, por largimi i mundshëm i Barcelonë nga La Liga mund të sjellë zhvillime të reja. 20 skuadra mund të bëhen pjesë e këtij super kampionati. Klubet e mëdha duan që të fitojnë shuma sa më të mëdha, duke luajtur në një kompeticion së bashku do të jetë edhe më e thjeshtë”, shkruan “The Sun”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button