Greqi, kapen 133 kg kanabis në makinën e drejtuar nga një shqiptar

133 kg kanabis sativa u kapën nga policia greke në Neraida, afër Igumenicës, në një makinë që drejtohej nga një shtetas shqiptar, transmeton Top Channel.

Operacioni u nis në bazë të informacioneve mbi një mjet që po lëvizte me drogën në territorin grek dhe gjatë kontrolit, 36-vjeçari shqiptar nuk iu përgjigj thirrjes së efektivëve për të ndaluar.

Kjo e rriti më shumë dyshimin dhe efektivët u vunë në ndjekje të makinës, në bagazhin e të cilës u gjet edhe sasia e drogës.

Drejtuesi i saj përfundoi në pranga dhe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve nga Gjykata e Igumenicës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button