Ndërroi jetë këshilltari që u plagos në Kërçovë

Bartësi i listës së pavarur të këshilltarëve në Kërçovë,  Alit Abazi i cili u plagos me 27 shtatorë në një incident të armatosur në Kërçovë, ndërroi jetë sot në mëngjes në Klinikën e Shkupi si pasojë e plagëve të rënda, njofton Portalb.mk.

Nga Klinikat e kirurgjisë informojnë se edhe përkundër të gjitha përpjekjeve të grupit mjekësor, Abazi ndërroi jetë në orën 4 të mëngjesit.

Ndryshe, në inceident u plagosën edhe shefi i shtabit të tij zgjedhor Destan Abdiu dhe Shaban Dalili, të cilët janë në spital.

Abazi u operua të nesërmen dhe deri para disa ditëve ishte në gjendje stabile.

Nga Prokuroria Themelore Publike pas inspektimit deklaruan se ndaj Abazit ka gjuajtur A.A. pas shpine. Për MBP ky incident nuk lidhet me fushatën e zgjedhjeve lokale.

Personi që ka gjuajtur në kandidatin e pavarur, Alit Abazi, mori 30 ditë paraburgim. %8-vjeçari A.A nga fshati i Kërcovës nga Strogomishtja e Epërme, menjëherë u arrestua.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button