Botohet ne shqip “Mein Kampf”

“Lufta Ime”, konsiderohet si traktati politik i Hitlerit, i gërshetuar me elemente autobiografike, i botuar për here te pare ne vitin 1925. “Mein Kampf”, farkëtoi tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, racizmin dhe solli holokaustin.

Por botuesi Beqir Haluli, një paraplegjik i apasionuar pas librave, thotë se është i ndërgjegjshëm për debatin. Sipas tij vetëm duke e lexuar, mund te kuptojmë me mire totalitarizmin dhe çmendurinë e mes shekullit te 20-te. Por ne shume vende te botes botimi i “Mein Kampf”, mbetet një debat i vazhdueshëm. Ne një pjese te Evropës dhe ShBA ai lejohet te publikohet, ndërsa ne vende te tjera, si ne Suedi, ka norma qe rregullojnë shpërndarjen e tij.

Vete Gjermania pritet ta publikoje pas vitit 2015, vetëm për qëllime shkollore. Ndërkohë, politologët thonë se botimi i “Mein Kampf”ne shqip nuk duhet penguar. Por, a bie ndesh me kushtetutën botimi i këtij libri?

Ne paragrafin e dyte te nenit 9 te ligjit themeltar, thuhet se ndalohet vetëm krijimi i partive politike dhe organizatave te tjera qe mbështetën ne metodat totalitariste apo nxitin urrejtjen racore ose fetare. Është pikërisht kjo hapësirë ligjore qe duket se është shfrytëzuar për botimin e “Mein Kampf”.

Lajme të ngjashme

Back to top button