Irak: Forcat qeveritare e morën qendrën e një qyteti nga IS-it

Forcat irakiane thonë se e kanë rimarrë kontrollin ndaj qendrës së qytetit Havia, që ishte bazë e grupit ekstremist, Shteti Islamik, në provincën Kirkuk, dhe po avancojnë në sulmin e tyre në këtë qytet, që ka mbetur baza e fundit e militantëve në Irak, transmeton REL.

Ushtarët, policët dhe pjesëtarët e grupeve paramilitare, të mbështetura nga kolaicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara “e çliruan tërë qendrën e qytetit Havia dhe po e vazhdojnë avancimin e tyre”, tha komandanti i operacionit, Abdel Amir Yarallah.

Kjo ofensivë ka filluar më 21 shtator. Havia ndodhet afro 240 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad dhe 50 kilometra në perëndim të Kirkukut.

Kombet e Bashkuara para dy ditësh kanë njoftuar se vlerësohet se 12,500 njerëz janë larguar nga Havia, prej se ishte lansuar ofensiva e ushtrisë irakiane.

Numri i sakt i njerëzve që ende ndodhen në qytet është i panjohur, por mendohet se ky numër mund të jetë më i lartë se 78 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button