Drejtori i CIA-s paralajmëroi sistemim të më shumë zbuluesve në botë

Drejtori i CIA-s, Majk Pompeo prezantoi plan për punë të përforcuar të agjentëve amerikanë në mbarë botën, duke theksuar se për këtë qëllim do të dërgojë numër sa më të madh të zbuluesve në vendet e huaja. Ai, gjithashtu, paralajmëroi se marrjen e vendimeve e zbret në nivel më të ulët komandues, për shkak të mbrojtjes më të mirë të sigurisë kombëtare.

“Rreziku nga shpejtësia e zvogëluar dhe shkathtësia e vogël është çmimi të cilin agjencia jonë nuk mund ta lejojë, e as SHBA-ja”, deklaroi Pompeo në fjalim në një konferencë për zbulimin në Universitetin Xhorxh Uashington. Pompeo nuk saktësoi se sa agjentë dërgon në misione zbulimi, por tha se është e rëndësishme që personeli të jetë më afër vendeve në të cilat armiqtë trajnohen dhe përgatiten për aksione. Ai shtoi se ekziston nevojë për sjellje të vendimeve që të zbritet në nivel më të ulët, për shkak se shefat në stacionet dhe bazat e CIA-s në mbarë botën do të duhet që në shkallën më të ulët të mundshme të jenë në gjendje të sjellin vendime të cilat do të ndikojnë për ndonjë situatë të caktuar.

Pompeo është shef i CIA-s nga janari, në periudhën e sulmeve të përforcuara të ekstremistëve islamistë, sjelljes agresive të Rusisë, kanosjeve të reja nga Koreja Veriore dhe marrëdhënieve të tensionuara midis presidentit Donald Tramp dhe agjencive të zbulimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button