Edhe nëntë ditë nga fushata zgjedhore

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot me tubime dhe takime me qytetarët në shumë qytete dhe vendbanime, i prezantojnë programet zgjedhore për zgjedhjet lokale më 15-të tetor të këtij viti.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të realizojë takim me qytetarët në Kumanovë dhe Likovë.

Lëvizja BESA sot organizon tubim me banorët në Tearcës.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do të mbajë takim me qytetarët e Tearcës, Bervenicës dhe Jegunovcës, ndërsa në mbrëmje tubim në Tetovë.

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja në takime me qytetarët në Çuçer Sandevëdhe, ndërsa mitingje do të mbajnë në Kisella Vodë dhe Qendër.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor, filloi më 25 shtator, ndërsa përfundon më 13 tetor në orën 24.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Të drejtë vote do të kenë 1.814.644 qytetarë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button