Kosova do ta njohë shtetin e pavarur të Katalonisë si ‘hakmarrje’ ndaj Spanjës?!

Lideri i Katalonisë, Carles Puigdemontka, thënë sot se ky rajon do ta shpallë pavarësinë brenda “disa ditëve” dhe kjo lëvizje me siguri do t’i ashpërsojë edhe më tepër tensionet edhe ashtu tejet të larta me autoritetet qendrore në Madrid.
Dhe derisa Katalonia është temë që disa ditë në mediat botërore, në rajonin tonë, Serbia po tenton me çdo kusht ta bëjë krahasimin e krahinës të Katalonisë me Kosovën. Megjithatë, reagimi i BE-së ka qenë i shpejt dhe i saktë, duke thënë se Kosova është rast “sui generis” dhe nuk mund të krahasohet me asnjë rast tjetër në botë.

Por, si do të vepronte Kosova nëse Katalonia shpall pavarësinë pas referendumit ashti siç ka paralajmëruar lidershipi atje?

Burime të lajmi.net brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë thënë sonte se Kosova mund ta njoh shtetin e pavarur të Katalonisë si kundërpërgjigje për qëndrimin destruktiv të Spanjës karshi Kosovës.

“Spanja është shteti më bllokues brenda BE-së për Kosovën. Spanja as pasaportat e Kosovës nuk i njeh, e po ashtu edhe nëpër forume të ndryshime evropiane dhe globale është paraqitur tepër destruktive dhe bllokuese ndaj Kosovës. Prandaj, duke u nisur nga një qëndrim i tillë, Kosova mund t’i kundërvihet Spanjës me njohjen e Katalonisë si shtet”, kanë thënë burime brenda MPJ-së për Lajmi.net.

Lajmi.net ka tentuar që të kontaktojë me shefin e diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli për të marrë një qëndrim lidhur me këto pohime, por ai ka qenë i pa qasshëm në celular. Edhe zyrtar tjerë të MPJ-së nuk janë përgjigjur në thirrjet tona.

Të kujtojmë se sot eurodeputeti katalonas, Josep Maria Terricabras, ka thënë se nder njohjet e para presin edhe atë nga Kosova e nga Britania e Madhe.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Perse “hakmarrje”? Ky term nuk eshte aspak i pershtatur. Nqs e njeh, dhe duhet ta njohi; atehere eshte thjesht per koherence dhe empati. Kosova eshte vete nje shtet i ri, qe ka vuajtur per pavaresine e saj dhe nuk ka si mos te mbeshtese nje shtet tjeter qe do te njejten gje. Boll me keto perzgjedje fjalesh idiote dhe beni punen mire se “LPJERAT TUAJA TE FJALEVE”, mund te kete efekte negative e percarje midis shteteve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button