Vrenezi deri në cerek finale

Evropiani i mundjes i cili po zhvillohet në Beograd ishte i shkurtë për mundësit e Maqedonisë. Sot garave iu dhanë fund Vrenezi dhe Georgiev, megjithatë Lulzim Vrenezi në raundin e parë pati një paraqitje të mirë, ku me 6:1 e mundi austriakun Filip Krepaz. Në luftën çerekfinale Vrenezi u përball me ukrainasin Oleg Bilotserkivski dhe pësoi disfatë.

Me këtë humbje Vrenezi, e përsëriti rezultatin e djeshëm të cilin e  shënoi  Ismaili dhe këta janë dy nga katër mundësit e Maqedonisë që kanë shënuar nga një fitore.
Kampion i ri evropian në kategorinë 74 kg., u bë rusi Denis Tsargush.

Gjatë ditës së sotme në dysheme doli edhe Aleksandar Georgiev i cili në kategorinë deri më 120 kilogram, që në raundin e parë u eliminua nga shqiptari Fatjon Baro.

Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button