Bilanci përfundimtar i viktimave nga tërmeti në Meksikë

Pasi është nxjerrë edhe trupi i fundit i pajetë nga rrënojat në Meksikë, pas tërmetit me intensitet prej 7,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit, bilanci i viktimave ka arritur deri në 369.

Viktima e fundit nga tërmeti që ndodhi më 19 shtator, ishte gjetur nën rrënojat e një ndërtese në qendër të Meksikës.

Zëvendëssekretari për drejtat e njeriut në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Meksikës, Roberto Kampa, publikoi në Tuiterin e tij se në atë vend janë gjetur 49 trupa të pajetë.

Kryetari i komunës së Meksikës, Migel Manser deklaroi se më shumë nuk ka persona të zhdukur, dhe se të gjitha kufomat janë identifikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button