Tilerson mohon se e ka quajtur Trampin “debil”

Sekretari shtetëror i SHBA-së Reks Tilerson theksoi se pohimet e “En-Bi-Si Njuz”  se e ka quajtur presidentin amerikan Donald Tramp  “debil” janë “tërësisht marrëzira”.

Pasi paraprakisht sot “En-Bi-Si Njuz” lajmëroi se Tilersoni është  “në hap të japë dorëheqje”, ai i mohoi pohimet, duke theksuar se asnjëherë nuk ka menduar për këtë.

“En-Bi-Si Njuz” lajmëroi se në takimin e Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së me anëtarët e Kabinetit të presidentit amerikan Donald Tramp, të mbajtur në Pentagon më 20 korrik, Tilerson e ka quajtur Trampin “debil”.

Pas takimit të bujshëm, nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens ka biseduar me Tilersoinin dhe e ka lutur të sillet me respekt më të madh ndaj presidentit. Gjithashtu, sipas  “En-Bi-Si Njuz”, Pens e ka bindur Tilersonin të mos japë dorëheqje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button