Shkatërrohet grupi ndërkombëtar për trafikim me drogë nga Ballkani

 Gjithsej 22 persona janë arrestuar në aksionin e përbashkët të policisë serbe dhe austriake, në të cilin është shkatërruar grupi ndërkombëtar që ka prodhuar lëndë narkotike në Serbi ose i ka furnizuar nga Shqipëria dhe Kosova dhe pastaj i ka shitur në Austri dhe Gjermani.

Në aksion janë konfiskuar 64 kilogramë marihuanë dhe janë zbuluar dy narko laborator.

Shefi i zyrës për luftë kundër krimit të organizuar pranë Shërbimit federal kriminalistik austriak, Andreas Holcer në konferencë për shtyp në Vjenë e lavdëroi bashkëpunimin me policinë serbe, duke theksuar se Serbia tani më disa vite është një prej partnerëve më të rëndësishëm të policisë kriminalistike të Austrisë.

Ai theksoi se nga viti 2016 autoritetet serbe dhe austriake kanë ngritur hetim kundër një grupi të organizuar kriminal serb, i cili është marrë me trafikim ndërkombëtar të narkotikëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button