Xhaferi u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Aselborn

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Dukës së Madhe të Luksemburgut, Zhan Aselborn.

Në takimin e sotëm, siç informoi pres-shërbimi i Kuvendit, Xhaferi i ka nënvizuar marrëdhëniet e hapura dhe miqësore ndërmjet dy vendeve dhe e theksoi nevojën që këto relacione në të ardhmen të përforcohen dhe të intensifikohen, transmeton MIA.

Xhaferi shprehu mirënjohje ndaj mysafirit të vet për përkrahjen e deritanishme që Luksemburgu ia jep Republikës së Maqedonisë në rrugëtimin e saj euroatlantik si edhe përkrahjen ndaj vendeve të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ai e ka potencuar rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit parlamentar me Luksemburgun, si edhe nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm në të gjitha nivelet.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, theks të veçantë i vu gatishmërisë sonë si shtet për të nxjerrë mësim nga kriza politike dhe nga ajo që ndodhi më 27 prill dhe e shprehu bindjen e vet se institucionet e Republikës së Maqedonisë, kanë kapacitet për ta mundësuar zgjidhjen ligjore të këtyre ngjarjeve të padëshiruara.

“Republika e Maqedonisë do të vazhdojë të qëndrojë në përcaktimin për në NATO dhe BE dhe si kryetar i Kuvendit, do e jap kontributin tim që të shkojmë përpara dhe mos kthehemi nga e kaluara,” theksoi kryetari i Kuvendit, Xhaferi.

Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Asellborn shprehu kënaqësi dhe falënderim për takimin me kryetarin e Kuvendit dhe shprehu mirënjohje ndaj kryetarit Xhaferi për udhëheqjen e tij të deritanishme me parlamentin.

Ai gjithashtu theksoi se e ka parë dhe e ka ndje entuziazmin e qeverisë së re të Maqedonisë dhe e shprehu përkrahjen e vet që të vazhdojmë në atë rrugë.

Asekborn e ka theksuar rëndësinë e vlerave evropiane, siç është sundimi i të drejtës dhe liria e mediumeve, e përkrahu nënshkrimin e marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë si hap pozitiv i shtetit tonë i cili është në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit rajonal, që është argument i rëndësishëm dhe kryesor për Brukselin dhe për BE-në dhe e shprehu shpresën e vet se do të qëndrojmë në atë rrugë fuqishëm dhe me përkushtim.

Ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut i uroi kryetarit Xhaferi punë të suksesshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën e mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button