Në UNESKO filloi procedura për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Në Paris sot filloi sesioni i Këshillit Ekzekutiv të UNESKO-s ku do të parashtrohen kandidaturat  për drejtor të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për arsim, shkencë dhe kulturë.

Zgjedhja e kandidatëve do të fillojë më 9 nëntor. Votimi është i fshehtë, ndërsa drejtori i ri i zgjedhur duhet të marrë mbështetje prej 30 për qind nga gjithsej 58 anëtare të Këshillit Ekzekutiv, ndërsa pastaj do të konfirmohet prej 195 vendeve-anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të UNESKO-s.

Sesioni i Komitetit Ekzekutiv të UNESKO-s duhet të përfundojë më 18 tetor.

Deri tani zyrtarisht janë parashtruar nëntë kandidatura nga përfaqësues të Azerbajxhanit, Vietnamit, Guatemalës, Egjiptit, Irakut, Katarit, Kinës, Libanit dhe Francës.

Kandidati i zgjedhur do të jetë pasardhësi i bullgares Irena Bokova, e cila në funksion ishte dy mandate. Ajo ishte zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme në vitin 2009, ndërsa është rizgjedhur në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button