BE: Pa demarkacioni të kufirit nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Kristian Danielson pas një takimi sot në Prishtinë kanë mbajtur konferencë për media ku kanë folur për programin për reforma ekonomike.

Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Danielson gjatë vizitës së tij në Kosovë, tha se Kosova duhet t’i plotësoj kriteret e mbetura për liberalizim të vizave, siç është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe demarkacioni.

Ai tha se kriteret për liberalizim tashmë janë të njohura, duke kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i adresojë ato.

Danielson pas takimit që pati me kryeministrin Haradinaj, deklaroi se një nga sfidat në përpjekjen e reformimit, është adresimi i krimit të organizuar në nivel vendi dhe korrupsioni.

“Është e rëndësishme për disa arsye. Është e rëndësishme dhe për vet Kosovën. Është e rëndësishme për klimën e biznesit. Nëse flasim me operatorët ekonomik dhe i pyesim, cilat janë çështjet e rëndësishme për ju dhe e cila do të mundësonte krijimin e vendeve të punës, ata theksojnë korrupsionin e krimin e organizuar. Prandaj është element me rëndësi që të adresohen këto çështje. Gjithashtu pajtohem që është edhe një nga kriteret sa i përket udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. Kur vijmë këto që e përmendet dhe çështjen e marrëveshjes së demarkacionit, kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen kriteret. Kjo shkon për Qeverinë e Kosovës. Nga ana jonë zotimi është i qartë. Një hap është kryer, komisioni është i gatshëm që të bëjë rekomandimin për liberalizimin e vizave, sapo të kryhen këto çështje”, tha ai. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button