MASH: Në grupet punuese për ndryshimet ligjore janë të përfshirë persona kompetent

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka formuar grupe inkluzive për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm në të cilat janë të përfshirë persona kompetentë nga institucionet shtetërore, mësimdhënës dhe profesorë, organizata joqeveritare dhe sindikata, kumtoi MASH duke reaguar në konferencën për shtyp të Valentin Manasievskit nga VMRO-DPMNE-ja.

“Kuptojmë se proceset e tilla inkluzive janë të pakuptueshme për VMRO-DPMNE-në, të cilët vendimet i kanë sjell në fuqi dhe pa diskutim publik, duke e mbytur mendimin e lirë. Prandaj. ata janë përballur me protesta nga nxënësit e shkollave të mesme, studentët, mësimdhënësit dhe profesorët”, shkruan MASH në reagim.

Ministria thekson se do të vazhdojë procesi i përmirësimit të cilësisë në arsim.

“Praktika në ‘dyer të hapura’ dhe përfshirja e të gjitha palëve të cenueshme do të jetë parimi i punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sepse vetëm përmes një procesi të tillë inkluziv mund të sigurohen zgjidhje të mira ligjore dhe mbrojtje të interesit publik”, informon MASH-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button