Konsultime politike mes MPJ-së së Serbisë dhe Maqedonisë në Beograd

Konsultime politike dypalëshe mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë dje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë janë mbajtur sot në Beograd, kumtuan nga MPJ serbe.

Nga ana serbe konsultimet i udhëhoqi sekretari shtetëror Nemanja Stevanoviq, ndërsa nga ana e Maqedonisë – sekretari shtetëror Viktor Dimovski.

Konsultimet ishin mundësi që të shqyrtohet gjendja momentale e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe mes Serbisë dhe Maqedonisë, si dhe të identifikohen mundësitë dhe drejtimet për zhvillim të mëtejshëm me theks në bashkëpunimin ekonomik.

МНР Белград 2

Në bisedimet është shprehur gatishmëri për avancim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët, para së gjithash në fushën e ekonomisë, transportit, infrastrukturës dhe turizmit.

Është dakorduar që konsultimet e ardhshme dypalëshe të mbahen në pranverë të vitit 2018 në Shkup, kumtojnë nga PMJ serbe.

Siç tashmë është paralajmëruar, në nëntor pritet vizitë zyrtare e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Beograd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button