fbpx

Shkolla në Çajlane dhe çerdhja e Kondovës do të ndërtohen më së voni deri më vitin 2019 (VIDEO)

Shkolla e Çajlanes e cila ka dy vjet që ka nisur punimet, çerdhja e Kondovës që premtohet që dy vjet dhe mungesa e transportit të nxënësve të Svillares së Epërme dhe Semenishtit janë probleme që cilido kandidat për kryetar komune në Saraj, nëse fiton zgjedhjet lokale do të realizohen më së voni deri në shtatorin e 2019-s, raporton Portalb.mk.

LEXO: Mbeturina në Matkë, Treskë dhe Vardar?! Ja çfarë premtohet në #Debatpërnime (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, poliklinikën e Sarajit e premtoi për më 2018 (VIDEO)

LEXO: Shkolla në Çajlane dhe çerdhja e Kondovës do të ndërtohen më së voni deri më vitin 2019 (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, 30% e buxhetit të Komunës së Sarajit do të shkojë për asfalt (VIDEO)
L
EXO: #Debatpernime, premtime të shumta për vetëm 20 milion euro buxhet të Sarajit (VIDEO)

“Ne premtojmë departizim të arsimit, largim të mangësive dhe kthimin e cilësisë së arsimit. Me mua në pushtet unë premtoj se brenda mandatit çerdhja në Kondovë do të ndërtohet, kurse shkolla e nisur në Çajlane do të përfundojë për dy vjet. Kurse sa i përket transportit të nxënësve të Svillarës së Epërme dhe shumë fshatrave të tjerë unë premtoj se do t’ua siguroj atë transport, sepse ajo është  e garantuar me ligj dhe kërkon vetëm përkushtim të administratës komunale”, premtoi kandidati i PDSH-së, Sefedin Aliu.

Kandidati i ASH-së, Ekrem Alija premtoi se shkolla e Çajlanes do të jetë gati brenda vitit të parë të mandatit kurse çerdhja e Kondoves breda dy viteve të para të mandatit.

“Meqë 20 vite kam qenë arsimtar në shkollën e Çajlanës dhe e di gjendjen e saj për nga afërt, them se brenda një viti të mandatit tim do të kryhet me standarde dhe kushte normale për jetesë. Çerdhja në Kondovë do të jetë gati brenda dy vjetëve të mandatit tim”, premtoi Alija.

Kurse kandidati i BDI-së, Blerim Bexheti premtoi se nxënësit e Semenishtit dhe Çajlanes të cilët mësojnë në Çajlane mësimet në objektin e ri me të si kryetar do t’i nisin në shtatorin e 2018-s kurse çerdhja e Kondovës do të jetë gati në fund të vitit të dytë të mandatit të tij.

“Nxënësit e Çajlanës dhe Semenishtit nga shtatori i 2018-s do të fillojnë të mësojnë në objektin e ri. Kurse sa i përket çerdhes në Kondovë, në vitin e parë do të fillojmë punimet kurse në vitin e dytë të mandatit do të jetë funksional. Kurse sa i përket transportit të nxënësve Komuna e Sarajit nuk ka kompetenca për transportin e nxënësve, por komfor ligjit, unë do të jem avokat i tyre dhe gjithçka që ju takon do tua bëj të tyre. Unë premtoj se edhe në Svillaren e Epërme do të ndërtoj shkollë gjatë mandatit tim”, premtoi Bexheti.

Ndërkaq kandidati i BESA-s, Bashkim Bakiu premtoi se shkolla në Çajlane do të jetë gati ndërkaq çerdhja në Kondovë do të nis punimet në vitin e parë të mandatit të tij.

“Në pranverën e parë të mandatit tim shkolla në Çajlane do të jetë gati, kurse çerdhja në Kondovë, varësish buxhetit, duke promovuar partneritet publiko-privat dhe duke synuar që kjo çerdhe të ketë standarde evropiane ne planifikojmë që kjo të nis punimet në vitin e parë. Kurse sa i përket transportit është çështje që garantohet me ligj dhe është turp të mos premtohet”, premtoi Bakiu.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button