fbpx

#Debatpernime, 30% e buxhetit të Komunës së Sarajit do të shkojë për asfalt (VIDEO)

Kanidatët për kryetarë të Komunës së Sarajit, Bashkim Bakiu nga BESA, Blerim Bexheti nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ekrem Alija nga Aleanca për Shqiptarët (ASH)dhe Sefedin Aliu nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) premtuan se 30% e buxhetit komunal do të shfrytëzohet për asfaltim dhe zgjerim të rrugëve në këtë komunë, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Mbeturina në Matkë, Treskë dhe Vardar?! Ja çfarë premtohet në #Debatpërnime (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, poliklinikën e Sarajit e premtoi për më 2018 (VIDEO)

LEXO: Shkolla në Çajlane dhe çerdhja e Kondovës do të ndërtohen më së voni deri më vitin 2019 (VIDEO)
LEXO: #Debatpernime, 30% e buxhetit të Komunës së Sarajit do të shkojë për asfalt (VIDEO)
L
EXO: #Debatpernime, premtime të shumta për vetëm 20 milion euro buxhet të Sarajit (VIDEO)

“Janë tridhjetë rrugica që kanë nevojë për investim. Ka rrugica që për 7 mijë euro mund të rregullohen sepse ka shumë vendbanime të cilat duhet të rregullohen nga zero pasi që fshatarët që kur dalin nga shtëpia, shkelin në baltë. D.m.th. për të gjitha rrugët në Saraj premtoj 30% të buxhetit”, premtoi Bakiu.

Ndërkaq kandidati i BDI-së, Blerim Bexheti premtoi se nëse ai vjen në krye të komunës ai për rrugë do të investojë më shumë se 15 milionë denarë. Ai nuk premtoi se do të zgjeroj rrugët.

“Me planin urbanistik, nuk mund t’i prishim shtëpitë dhe të ndërtojmë rrugë më të gjëra, rrugët janë këto që janë. Nëse deri më sot për rrugë janë parë paraparë 15 milionë denarë, unë do ta rrisë atë, 15 milionë denarë do të jenë për rrugica kurse pjesa tjetër që do të sigurohet në bashkëpunim më institucionet qendrore do të përdoret për asfaltim të rrugëve”, premtoi Bexheti

Ndërkaq ai i ASH-së, Ekrem Alija pavarësisht planit urbanistik premtoi se do të zgjeroj rrugët në Saraj.

“Nëse vazhdon ky pushtet rrugët e ngushta do të ngelen të pandryshueshme, kurse me neve për rrugë do të shkojnë 50% e buxhetit pasi që rrugët janë shtylla e parë jetike e Sarajit. Kurse sa i përket zgjerimit të rrugicave ne atë do ta realizojmë duke shqyrtuar mundësinë kur ne do të jemi në krye të komunës”, premtoi Alija.

Ndërkaq, ai i PDSH-së, Sefedin Aliu nuk premtoi zgjerim por se tha se për rrugët do të shkojë 30% e buxhetit.

“Meqë deri më sot ne kemi pasur keqpërdorim të mjeteve, ne në krye të Komunës do të investojmë për rrugë deri 30% të holla nga buxheti komunal”, premtoi Aliu.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Vërtetmatës.mkKallxo.mk dhe TV Art Chanell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button