fbpx

Gjykata Evropiane: Rusia e ka shkelur të drejtën e lirisë së shprehjes

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) e ka urdhëruar Rusinë që të paguaj kompensim për një aktivist të të drejtave të njeriut, pasi mori vendim se dënimi i tij për krim të urrejtjes i ka shkelur të drejtat e tij për liri të të shprehurit, transmeton REL. 

Kjo gjykatë me seli në Strasburg të Spanjës ka vendosur dje në favor të personit, Stanislav Dmitriyevsky, që është aktivist për të drejtat e njeriut në qytetin rus, Nizhny Novgorod.

Dmitriyevsky ishte dënuar në gjykatë pasi kishte publikuar atikuj që përmbanin deklarata të liderëve separatistë çeçenë, Aslan Maskhadov dhe Akhmed Zakayev, në gazetën e tij, Pravo-Zashchita (Mbrojtja e të Drejtave) në vitin 2004.

Autoritetet lokale e kishin akuzuar atë për ekstremizëm dhe në vitin 2006 ishte dënuar për nxitje të urrejtjes “të ndërlidhur me dhunë” me dy vjet burg me kusht.

Në vendimin e saj, gjykata në Strasburg tha se “pikëpamjet e paraqitura në artikuj nuk mund të lexohen si nxitje e dhunës e as nuk mund të interpretohen si urrejtje apo jotolerancë që shkakton çfarëdo dhune”.

Gjykata evropiane e ka urdhëruar Rusinë që të paguaj kompensim prej 16 mijë dollarëve amerikanë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button