Ibrahimi i Lëvizjes BESA: Në mandatin tonë do ta shlyejmë borxhin e Komunës së Çairit

 

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga Lëvizja BESA, Zeqirija Ibrahimi, premton se do të shlyhet borxhi aktual i Komunës, nëse ata do të vijnë në pushtet.

“Në raportin që është bërë në maj të këtij viti del se Komuna e Çairit i ka borxh 143 milionë denarë ose pak më shumë se 2.3 milionë euro. Me këtë rast dëshirojmë të premtojmë para opinionit se me qeverisjen tonë në Komunën e Çairit të gjitha të dhënat për gjendjen financiare do të jenë transparente dhe secili do të ketë qasje në to. Ne jemi të bindur se duke e rritur transparencën do ta kthejmë edhe besimin e qytetarëve ndaj institucionit të Komunës, madje jo vetëm të qytetarëve, por edhe të investuesve, kreditorëve dhe donatorëve të tjerë. Gjithashtu, dëshirojmë të premtojmë se brenda mandatit tonë ky borxh do të shlyhet dhe ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që të dalim nga Komuna duke lënë borxhe marramendëse pas vetes”, thotë Ibrahimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button