Dimitrov: Gjyqësia, e jo pushteti konfirmon përgjegjësi për përgjimet

Fundi i vërtetë i krizës përfundon me përgjegjësi për përgjimin e paligjshëm, por pushteti ekzekutiv nuk është ai që mund të sigurojë përgjegjësi, por gjyqësia, tha ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Atë që mund ta bëjë pushteti ekzekutiv së bashku me pushtetin ligjdhënës në kontekst të përgjimeve, por edhe për 27 prillin, është që të sigurojë model të ri që do të parandalojë secilin në pozitë të pushtetit të dëshirojë ta keqpërdorë makinerinë e përgjimeve dhe të mos e bëjë atë. Kjo është pjesë e Planit 3-6-9 dhe këtë do ta përpunojmë”, tha Dimitrov, në pyetje të gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë së Luksemburgut, Zhan Aselborn,

Në lidhje me kontestin e emrit, Dimitrov theksoi se nuk mund të flitet për kompromis konkret sepse procesi ishte në ngecje disa vite me radhë, dhe tani sërish do të fillojë, por në një kontest të ndërtimit të besimit midis dy shteteve.

“Porosia ime për Athinën është njiheni këtë moment. Do të jetë mirë edhe për Greqinë nëse Maqedonia bëhet stabile, normale, me prosperitet, evropiane, demokratike në të cilën ka qeverisje të së drejtës dhe liri të mediave”, tha Dimitrov.

Vendimi për hapjen e negociatave inkuadruese në Bruksel bartet njëzëri, përkujtoi Aselborn dhe shprehu mendim se duke i njohur qeverinë e re në Shkup dhe momentin politik në Greqi, zgjidhja për emrin nuk është e pamundur.

“I mbetet Nimicit, që të dy vendet ta zgjidhin këtë. Nëse realizohet kjo është e mundur të fillojmë për dy-tre javë”, thotë Aselborn.

Zgjerimi i cili nuk është shumë i popullarizuar për momentin në Evropë, e cila ballafaqohet me seri sfidash, është proces që duhet të vazhdojë, vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të lihen vetëm, në të kundërtën, vlerëson Aselborn, BE-ja do të bëjë gabim të madh.

I pyetur sa në mënyrë kredibile mund të mbështetet qeveria proevropiane këtu, kur politikanët evropianë e mbështesin partinë e Gruevskit në zgjedhjet e ardhshme, Aselborn tha “unë nuk jam Viktor Orban”, duke shtuar se ka shumicë të madhe të njerëzve të cilët duan të sjellin stabilitet në rajonin e Ballkanit.

“Unë nuk jam këtu të mbrojë politika partiake, por të mbrojë parime”, porositi shefi i diplomacisë së Luksemburgut.

Në fazën përfundimtare është raundi i parë i mbushjes së vendeve të ambasadorëve në të cilën është edhe pozita e ambasadorit në Bruksel, theksoi Dimitrov dhe pa thënë emra, tha se theksi gjatë zgjedhjes është vendosur në diplomatë meritorë dhe me karrierë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button