Grabar-Kitaroviç: Nuk janë krijuar kushtet për ardhjen e Vuçiçit në Kroaci

 Vizita e Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Kroaci, e cila ishte planifikuar deri në fund të këtij viti, është shtyrë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Zyrës së Presidencës së Republikës së Kroacisë, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç, në disa raste ka theksuar se dialogu nuk ka alternativë në marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e saj, përfshirë edhe Serbinë.

“Me nënshkrimin e ‘Deklaratës së Suboticës’, filluan të krijohen parakushte për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Në përputhje me këtë, pas zgjedhjes të Aleksandar Vuçiçit për president të Republikës së Serbisë, filluan bisedimet për një vizitë zyrtare në Kroaci. Ftesa e presidentes kroate i është dërguar Vuçiçit me qëllim të normalizimit të mëtejshëm dhe ndërtimit të besimit të ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e zyrës së presidencës kroate.

Por, në vijim theksohet se “duke patur parasysh zhvillimet e fundit dhe reflektimit të tyre që nuk kontribuojnë në ndërtimin e besimit të ndërsjellë, presidentja e Kroacisë vlerëson se në këtë moment nuk ekzistojnë kushte për realizimin e vizitës. Në kontakitn mes dy zyreve është arritur pajtimi për shtyrjen e vizitë e cila ishte planifikuar deri në fund të këtij viti”.

Qëllimi kryesor i vizitës të presidentit të Serbisë në Kroaci, nëse i njëjti realizohet, duhet të paraqesë hapa pozitive në zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat nuk duhet të jenë miqësore, por që duhet të bashkëpunojnë për shkak të së ardhmes së tyre dhe stabilitetit të Evropës Juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button