Fermerët kërkojnë koncesione afatgjata për kullotat

Kultivuesit e deleve kërkojnë që shteti t’i japë kullotat me koncesion për 20-30 vjet, dhe jo si deri më tani, të nënshkruajnë kontrata për shfrytëzim çdo vit apo apo çdo të dytin vit.

Për shkak të pasigurisë nëse vitin e ardhshëm do të nënshkruajnë marrëveshje për një kullotë të caktuar, nuk munden, thonë, e as duan të investojnë në ndërtimin e stallave dhe kapaciteteve të tjera të nevojshme për ruajtjen e bagëtisë dhe për strehimin e barinjve.

шабан и скендер

Fermerët ankohen edhe për infrastrukturën e keqe, më së shumti për shkak të mungesës së qasjes deri te kullotat.

“Kërkojmë që shteti të na japë marrëveshje për koncesion deri 30 vjet që të mund të investojmë. Askush nuk dëshiron të investojë kur nuk është i sigurt sa dhe nëse do të qëndrojë në një stan ose në vend të tij do të vijë dikush tjetër. Prandaj,  kërkojmë nga shteti që të na japë në koncesion për të paktën 20 ose 15 vjet, nëse jo 30, dhe jo si tani, të nënshkruajmë kontrata çdo vit”, thotë Skender Ame, kryetari i Shoqatës së kultivuesve të deleve “Dashi” nga Dibra , prodhues i djathit të bardhë tradicional të deleve dhe pronar i 700 deleve.

Ame shton se katër vjet më parë kullotat jepeshin me koncesion për një kohë të gjatë, por pastaj ky ligj u shfuqizua dhe nuk u soll një i ri. Ende punohet në të.

Edhe Shaban Mamudi, i cili ruan dele në rrëzë të Bistrës,e theksoi të njëjtin problem.

“Ne nuk mund të investojmë sepse nuk e dimë nëse vitin e ardhshëm do të marrim koncesionin, gjegjësisht nëse mund t’i përdorim objektet për të cilat do të japim para. Deri tani, në gjithçka vetë investojmë”, thekson Mamudi.

шабан

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Menaxhim me Kullotat, Lulzim Fejzullai, njofton se ligji është në fazën përfundimtare dhe duhet të miratohet deri në fund të vitit. Lidhur me infrastrukturën, ai thekson se po punohet intensivisht, por sipas prioritetit të përcaktuar paraprakisht.

“Deri në fund të vitit duhet të miratohet Ligji i ri për kullotat por ne duam të jetë i zbatueshëm dhe i pranueshëm nga fermerët, ata kanë dobi prej tij. Me ligjin është paraparë kullotat që jepen nën koncesion për 15 vjet dhe sipas kritereve të përcaktuara saktësisht. Për propozim tekstin këto muaj do të ketë debat publik në të cilin do të ftohen të gjithë faktorët – shoqatat e fermerëve, Ministrat e Mjedisit Jetësor dhe Bujqësisë”, deklaroi Fejzullai.

Fillimisht NP për menaxhimin e kullotave ka rekomanduar koncesioni të jetë në 25 vjet, por qeveria e mëparshme në konsultim me Ministrinë e Bujqësisë, ka vlerësuar se 15 vjet ishin shumë.

бачило

Njëherësh paralajmëroi përpilimin e regjistrit të kullotave.

“Maqedonia nuk e di se ma sa kullota disponon. Nuk ka pasqyrë reale”, deklaroi Fejzullai.

Sa i përket infrastrukturës, Fejzullai informon që nga viti 2015 janë ndërtuar rrugë të reja dhe janë rikonstruar rrugë të vjetra deri te kullotat në gjatësi prej rreth 150 kilometrash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button