fbpx

Jazzi modern i Elina Dunit vjen nesër në Tetovë (FOTO/VIDEO)

Pas tre vitesh pauzë, rikthehet në Tetovë manifestimi JazzFest Tetova, njofton Portalb.mk.

Këtë herë, ky manifestim është konceptuar në dy netë, edhe atë me datë 7 dhe 9 tetor. Këtë edicion, Tetova do ketë përsëri rastin ta dëgjojë emrin e madh të xhezit shqiptar, Elina Dunin, e cila vjen bashkë me gitaristin kontemporan të xhezit nga Londra Rob Luft. Organizatorët e këtij manifestimi pohojnë që për shkak të kërkesave të shpeshta të tetovarëve për ta patur përsëri Elina Dunin në qytetin e tyre, kanë vendosur që t’ua ofrojnë këtë kënaqësi qytetarëve dhe dashamirëve të xhezit.

Nata e parë mban titullin, i cili flet gjithçka: “Muzikë shqiptare e ndërthurrur në jazz”. Do të jetë një bashkëpunim midis dy muzikantëve të shkëlqyer, të cilët veçmë e kanë vërtetuar veten si të tillë. Ky koncert do të mbahet në Sallën e Madhe të Qendrës për Kulturë, në ora 21.00. Nata e dytë, më 9 tetor, do të jetë me kuartetin nga Shkupi Kalevala. I përbërë nga muzikantë profesionistë, ky kuartet në repertorin e saj ka këngë të tipit të world music, pra këngë të cilat përfshijnë gati se të katër anët e botës. Koncerti do të mbahet në Sallën Koncertale të Shkollës së muzikës në Tetovë, në ora 20.00. Manifestimi JazzFest Tetova mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, kurse sponzor të tjerë janë edhe Qendra për Kulturë dhe Shkolla Shtetërore e Muzikës “Todor Skallovski-Tetoec”.

22290610_10210140369213060_403755735_o

Ju sjellim projektin e fundit të realizuar nga Elina Duni që mban titullin “Mos ki frikë”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button