Tetovë, pas vdekjes së nënës, ndërroi jetë dhe foshnja

Foshnja e lindur të premten në mbrëmje në Repartin për Gjinekologji dhe Akusheri në Spitalin Klinik në Tetovë, ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, pasi që paraprakisht ka ndërruar jetë nëna 30 vjeçare gjatë lindjes, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

“Foshnja ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Është pranuar në gjendje të rëndë në Klinikën për Fëmijë në Shkup, me nota të ulëta të lindjes. Ajo çka është e suksesshme është që në Tetovë është intubuar me linjë venoze, është bërë gjithçka ashtu siç duhet, por, për fat të keq, fëmija ka qenë në gjendje shumë të rëndë dhe ka ndërruar jetë”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button