Ivanov pas zgjedhjeve lokale do të propozojë dy gjykatës të ri në vend të Gaber dhe Starova në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov, propozimet e veta për emërimin e dy gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese do t’i dorëzojë në Kuvend pas zgjedhjeve lokale, bëhet fjalë për zgjedhje të gjykatësve të ri në vend të Natasha Gaber dhe të Gëzime Starova që mandati i tyre skadon të shtunën, thonë për “Meta” nga kabineti Ivanovit, njofton Portalb.mk.

“Kryetari i Republikës së Maqedonisë do të dorëzojë propozim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale”, thanë nga kabineti i Ivanovit në pyetjen se deri tani është folur për këtë temë dhe se a ka kryetari i Republikës së Maqedonisë kandidat të propozuar.

Kjo do të thotë se së paku një muaj, Gjykata Kushtetuese do të punojë me më pak gjykatës, me gjashtë nga gjithsej nëntë gjykatës, sepse Kuvendi akoma nuk ka emëruar gjykatës në vend të Ismail Darlishta, mandati i të cilit skadoi me 31 korrik të këtij viti.

Sipas nenit 84 të Kushtetutës, kryetari propozoi dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Gaber Damjanovska dhe Starova janë zgjedhur me 7 tetor të vitit 2008 me propozim të kryetarit të atëhershëm të shtetit, Branko Cërvenkovski, pas disa muajve sepse opozita e atëhershme e bojkotonte punën e kuvendit.

Dallimi i tillë do të jetë tekst i vërtetë për bashkëpunim mes kryetarit dhe shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM-ja.

Ivanov do të duhet të merret vesh me shumicën rreth kandidatëve, sepse në të kundërtën Kuvendi nuk do t’i votojë propozimet e tij, që nuk do të ishte e hijshme edhe për personat që nominohen si dhe mund të zgjatet kompletimi i përbërjes së gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese.

Ndryshe, numri minimal i gjykatësve me të cilët do të mund të funksiononte Gjykata Kushtetuese është gjashtë, por në rast të tillë problem është sigurimi i shumicës për të miratuar vendime.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i zgjedh në seancë parlamentare me 61 vota, ndërsa nëse propozohet kandidat shqiptar atëherë votohet edhe me shumicë të bandenterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button