fbpx

Francë, qeveria “barazohet” me gjykatat

Dhoma e Ulët e Parlamentit francez miratoi një ligj të ri antiterror që synon t’i japë fund gjendjes së emergjencës që zgjat prej thuajse dy vitesh e gjysmë, transmeton Top Channel.

Pjesë e ligjit të ri janë edhe disa masa që fillimisht u përdorën gjatë gjendjes së emergjencës. Mes tyre përfshihen lehtësimi i kontrollit të shtëpive dhe kufizimi i individëve brenda qytetit të tyre pa miratim nga gjykata. Shumica e njerëzve në Francë e kanë miratuar këtë ligj, por ai është sulmuar ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut.

Gjendja e emergjencës u aktivizua në Francë pas sulmeve të 13 nëtorit 2015, kur një grup terroristësh vrau 130 njerëz në Paris. Që atëherë është shtyrë gjashtë herë të tjera, por deputetët ranë dakord se vazhdimi i gjendjes së emergjencës do të ishte jodemokratike. Me ironi, komentues francezë thonë se më pak jodemokratike është shkelja e të drejtave të njeriut që shkakton ligji.

Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb justifikoi masat e ligjit duke thënë se niveli i kërcënimit është ende shumë serioz dhe se Franca është në gjendje lufte. Ligji lejon anëtarët e qeverisë, veç gjykatësve, që të miratojnë izolimin e një individi në qytetin e tij dhe detyrimin e paraqitjes një herë në ditë në polici. Autoritetet gjithashtu mund të vendosin perimetër sigurie rreth zonave që konsiderojnë në rrezik dhe gjithçka brenda këtij perimetri si shtëpia apo makina kontrollohen pa mandat.

Xhamitë ose vendet e tjera të kultit mund të mbyllen nëse predikuesit promovojnë ideologji radikale. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, Franca prej kohësh dobëson gjyqësorin në përpjekje antiterror dhe normalizimi i fuqive të gjendjes së emergjencës kalon një kufi të ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button