Sulmuesi në Las Vegas kishte shumë armatime

Njeriu përgjegjës për të shtënat masive në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, i kishte më se 50 armë në tri lokacione dhe kishte vendosur kamerë në dhomën e tij dhe në sallonin e hotelit, derisa kishte hapur zjarr kundër turmës së njerëzve në një festival të muzikës popullore, kanë thënë zyrtarët federalë, transmeton REL.

Jill Schneider nga Byroja për alkool, duhan dhe armë zjarri, mëtutje u tha gazetarëve mbrëmë se sulmuesi, Stephen Paddock, i kishte dhjetëra armatime, përfshirë municion, revole dhe pushkë.

Policia tha se ky person 64 vjeçar, kishte hapur zjarr për afro 11 minuta para tri ditësh nga kati i 32-të i hotelit, Mandalay Bay, në drejtim të festivalit muzikor, që mbahej në terren të hapur, duke i vrarë 59 vetë dhe plagosur më tepër se 500 të tjerë.

Autoritetet thonë se sulmuesi Paddock, i cili ishte gjetur i vrarë në dhomën e tij të hotelit, pasi policia kishte depërtuar me dhunë, kishte vendosur kamerë brenda një vrime në dhomën e tij për të pasur pamje derisa sulmonte me të shtëna.

Motivi i këtij personi për kryerjen e këtyre vrasjeve mbetet misterioz.

Pamje pas të shtënave në Las Vegas nga të cilat u vranë 59 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë
Pamje pas të shtënave në Las Vegas nga të cilat u vranë 59 vetë dhe u plagosën qindra të tjerë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button