fbpx

Puxhdemon: Do të shpallim pavarësi gjatë ditëve në vijim

Karles Puxhdemon në një intervistë për Bi-Bi-Si deklaroi se Katalonja do të shpall pavarësi ditëve të ardhshme.

“Qeveria do të veprojë në fund të kësaj jave ose në fillim të javës tjetër, theksoi Puxhdemon, duke shtuar se tani për tani nuk ka kontakte midis administratës së tij dhe Qeverisë qendrore në Madrid.

Puxhdemon theksoi se nëse Madridi përpiqet të intervenojë dhe ta vë nën kontroll Qeverinë katalanase do të jetë “gabim i cili do të ndryshojë gjithçka”.

Paraprakisht mbreti spanjoll theksoi se situata aktuale në Katalonjë është “shumë serioze” dhe se liderët katalanas i kanë shkelur ligjet e vendit dhe kanë treguar “mungesë të palejueshme të lojalitetit”.

Në mbarë Katalonjën dje pati protesta për shkak të dhunës policore gjatë referendumit të ndaluar për pavarësi, me ç’rast u kërkua që Bashkimi Evropian të intervenojë në kontestin midis liderëve separatist katalanas dhe Madridit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button