Gruevski: Do të vazhdojmë të krijojmë ardhmëri të ndritshme për Republikën e Maqedonisë

Populli do të votojë kundër LSDM-së dhe errësimit. Ky do të jetë një fillim i përfundimit të errësimit dhe do të jetë fillim i numërimit të kohës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, me të cilat do të fillojë epoka e re, mëngjesi i ri për Maqedoninë, tha lideri i VMRО-DPMNE-së Nikolla Gruevski sonte në mitingun në komunën e Gjorçe Petrovit.

Me këtë rast, ai sqaroi se çka është errësimi i cili, siç tha, në katër muajt e fundit shihet në shumë forma, mashtrime, marrëveshje të dëmshme, duke folur për reforma të cilat nuk ekzistojnë, duke bërë hapa dhe politika në kundërshtim me vullnetin e popullit, demonstrime të përditshëm të punës së paligjshme.

“Nuk do të lejojmë ta errësojnë të ardhmen e ndritshme të kombit tonë dhe të këtij shteti. Përveç errësimit, përveç të gjitha pengesave, ne do të vazhdojmë të punojmë për krijimin e një të ardhme të ndritshme për Republikën e Maqedonisë. Ne si tërësi, qytetarët e këtij shteti, do të punojmë së bashku në krijimin e epokës së re dhe këtyre sulmeve dhe pengesa do t’ju vijë fundi, qëllimi ynë është Maqedoni më të pasur dhe më të hareshme”, tha Gruevski.

Premtoi se në dekadën e ardhshme papunësia do të zvogëlohet në nën 10 për qind, se do të hapen të paktën 150.000 vende të reja të punës, si dhe investime në ekologji dhe energjetikë.

Kandidati për kryetar komune i Gjorçe Petrovit nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” Vllado Misajllovski tha se edhe krahas zjarrit që sot e përfshiu shtëpinë e tij familjare, ai është njeri i gëzuar sepse ka shumë miq që, tha, nuk ka çmim.

Për kundërshtarët e tyre politikë tha se kanë tre projekte – ajër, erë dhe mjegull dhe se më 15 tetor do të përjetojnë debakël të rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button