PDSH mbajti tubim në lagjen Teteks në Tetovë

Partia Demokratike Shqiptare sonte mbajti tubimin e saj në lagjen Teteks të Tetovës.

Para simpatizantëve dhe anëtarëve të PDSH-së folën, kryetari i degës të Tetovës, Arben Demiri, Adhurim Luta – kandidati për këshilltar nga lagja e Teteksit , Adnan Bilalli – bartësi i listës së këshilltarëve, si dhe Bardhyl Dauti kandidati i PDSH-së për kryetar në komunën e Tetovës, të cilët e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së për Tetovën.

Dauti në fjalimin e tij tha se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë investimet në infrastrukturë, stimulimi i ekonomisë vendase, rregullimi i kaosit trafik, menaxhimi i mirëfilltë me mbeturinat në këtë qytet, uji i pijshëm, ruajtja e ambienti jetësor dhe shumë projekte tjera, që kanë për qëllim rregullimin e kaosit urban që mbretëron në Tetovë si dhe rikthimin e shpresës së humbur tek shqiptarët e Tetovës nga, siç thuhet, keqqeverisja e BDI-së.

Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili mes tjerash theksoi se me votë për PDSH-në duhet ndëshkuar pushtetin që e solli Tetovën në këtë gjendje kaotike.

Mesazhi që duhet përcjellur është se vota për PDSH-në do ta shtynë bashkësinë ndërkombëtare që edhe më shumë të angazhohet për t’i ecur proceset përpara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button