Mej: Votimi i PE-së për Bregzitin nuk është i papritur

 Kryeministrja britanike Tereza Mej sot deklaroi se nuk ka qenë i papritur votimi i Parlamentit Evropian, i cili kundërshtoi në idenë që tani të fillojnë negociatat për marrëdhëniet e ardhshme tregtare midis BE-së dhe Britanisë së Madhe.

“Nuk mendoj se votimi ishte i papritur”, deklaroi Mej për televizionin Skaj, duke shtuar se ajo vetëm e ka dhënë ofertën se si do të mund të ishte partneriteti i ardhshëm midis Britanisë së Madhe dhe BE-së. “Tani presim të dëgjojmë nga BE-ja cila është përgjigja e tyre”, tha Mej.

Parlamenti Evropian sot me shumicë të madhe të votave miratoi rezolutë në të cilën vlerësohet se në negociatat me Britaninë e Madhe rreth Bregzitit “nuk është arritur përparim i mjaftueshëm” për fillimin e fazës së re të dialogut.

Për qëndrimin e tillë, me të cilin nga liderët e BE-së kërkohet ta shtyjnë vendimin për fillimin e negociatave për marrëdhëniet e ardhshme midis BE-së dhe Britanisë së Madhe, votuan 557 eurodeputetë, 92 ishin kundër, ndërsa 29 të përmbajtur.

Samiti i liderëve të BE-së, në të cilin do të shqyrtohet kjo çështje është caktuar për më 19 tetor.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button