fbpx

Skrab anticelulit me kafe, për këmbë të tonifikuara!

Adhuruese të kafesë! Sot ju sjellim një skrab të shkëlqyer me kafe, tonifikues, anticelulitit dhe tepër ekonomik për t’u realizuar në kushtet e shtëpisë! Ja se si ta përgatitni vetë me shumë pak përbërës. Provojeni! Ja përbërësit që ju nevojiten:

Kafe pluhur- Kafeja më cilësore për t’u përdorur është ajo arabe, por ju mund të zgjidhni pa problem llojin që ju pëlqen, pse jo atë që keni në shtëpi.

Vaj kokosi-I njohur për efektet dhe i lehtë për t’u gjetur, mund ta gjeni kudo  në dyqane me artikuj bio.

Klorur natriumi- Kripë e zakonshme, kostoja e së cilës është shumë e ulët në çdo supermarket.

Sheqer- E keni me siguri në kuzhinë!

Vaj avokado- Mos u frikësoni. Mund ta zëvendësoni atë me lehtësi me vaj ulliri.

Vaj i bajames së ëmbël – Edhe ky mund të zëvendësohet, por mund ta gjeni me cilësi të mirë e ekonomik edhe në farmaci e supermarkete. Ju rekomandojmë ta merrni!

Sasitë e përbërësve janë të ndryshueshme, mund të përdorni aq sa ju nevojitet për sa sasi skrabi do të përgatitni. Përgatitni përzierjen duke kombinuar përbërësit e thatë, kafen, kripën dhe sheqerin me këtë masë: 3 lugë kafe pluhur, 2 lugë kripë, 1 lugë gjelle sheqer. Në përzierjen e pluhurit, shtoni sasinë e njëjtë të vajit në të njëjtat masa, duke filluar nga vaji i kokosit, vaj i avokados (ose ullirit) dhe vajin e bajames së ëmbël.

Përziejini mirë dhe skrabi është gati! Nëse ndjeni se keni lëkurë të thatë në shputat e këmbëve mund ta përdorni edhe si zbutës në lëkurë të lagur, funksionon për javë të tëra! Ky skrab pastrues dhe anticelulit është i përshtatshëm për të masazhuar këmbët, kofshët dhe të ndënjurat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button