Sivjet nuk do të ndahet çmimi shtetëror “23 Tetori”

Qeveria në seancën e sotme e ka miratuar propozimin e Ministrisë së Kulturës që sivjet të mos ndahet çmimi shtetëror “23 Tetori”.

Ministria ia ka propozuar atë Qeverisë në bazë të informacionit se komisionit për ndarjen e këtij çmimi i ka përfunduar mandati në shkurt të këtij viti, ndërsa Qeveria e mëparshme nuk ka ngritur procedurë për formimin e komisionit të ri.

“Për shkak të kësaj situate kanë kaluar edhe të gjitha afatet për paraqitjen e kandidatëve për këtë çmim”, informoi pres shërbimi qeveritar.

Në seancë Qeveria ka marrë vendim t’i jepet mendim pozitiv Propozimit të Rregullores me tarifë për shfrytëzimin e veprave autoriale muzikore të Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave autoriale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button