Parkingjet në Strugë, ja çfarë zgjidhje premtojnë kandidatët për kryetar (VIDEO)

Pas Komunës së Tetovës dhe asaj të Çairit, për tu përballur në #Debatpernime radhën e kanë kandidatët e Strugës, njofton Portalb.mk.

Kaosi në komunikacion nuk është ndonjë veti e veçantë për Strugën, por kjo bëhet në sezonin turistik, kur rritet numri i pushuesve. Gjegjësisht në Strugë ka një parking të madh në Qendër të Strugës e cila ka hapësirë për 300-400 vetura, gjë që është pak.

Kjo përbën problem shtesë, pasi që në atë periudhë përveçse ngarkohet komunikacioni, shoferët i parkojnë veturat ku të munden.

Kandidatët e Strugës kanë premtuar disa zgjidhje për këtë çështje:

Ziadin Sela – Aleanca për Shqiptarët

  • “Do të ndërtojmë parking nëntokësor afër plazhit te Karaormani (Brenda 2 viteve)”.

Vasill Ashtallkovski – LSDM

  • “Garazh në kate, në afat prej 2 vite (pasi të krijohet plani urbanistik). Duhet të themelohet, ndërmarrja publike për parkingjet. Shtigje për biçikleta”.

Lavdrim Elmazi – Lëvizja BESA

  • “Kemi projekt, në 100 ditët e para do të realizohen, parkingjet me sms”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button