LRM: Ngjarja në Shuto Orizarë nuk është rrahje, por incident zgjedhor

Lideri i Lidhjes së Romëve Amdi Bajram, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se ekziston tentim që të mbulohet incidenti i djeshëm në komunën Shuto Orizarë, ku ishte lënduar i biri i tij dhe kandidat për kryetar Elvis Bajram dhe një anëtar i partisë, sepse nuk bëhen të ditur të gjitha hollësitë për rrahjen, ndërsa nuk është informuar as Prokurori publik, edhe pse ajo është obligim ligjor.

Sipas tij, të dy janë sulmuar gjatë kryerjes së aktiviteteve  të rregullta për vizitë të shtabeve zgjedhore të partisë nga ana e personave të cilët, siç thotë të njohur për policinë dhe të angazhuar nga partia e Nexhdet Mustafa, e cila është në koalicion me LSDM-në.

Në këtë rast, shtoi, nuk bëhet fjalë për incident verbal që është shndërruar në rrahje, por për tentim për vrasje, sepse që gjatë sulmit janë përdorë shufra hekuri dhe sëpata.

Sipas Ibrahim Ibrahimit nga Lidhja e Romëve, prokurori publik nuk ka qenë i njoftuar për ngjarjen që asocon se diçka dëshiron të mbulojë dhe t’i japë dimension tjetër.

MPB paraprakisht sot kumtoi se pesë persona janë identifikuar dhe janë marrë në pyetje në polici për qërim hesapin e djeshëm mes më shumë personave që ndodhi në rrugën Gvadallahara, në Shuto Orizare. Nga MPB ashpër i kritikojnë të gjitha format e dhunës, ndërsa veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button