Anketë: Madje 68 për qind e kuadrit me arsim të lartë do të shkonin për punë jashtë vendit

Madje 68 për qind e kuadrit të anketuar me arsim të lartë në Maqedoni do ta braktisnin vendin nëse u ofrohet punë jashtë vendit, ndërsa 20 për qind tashmë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete për braktisjen e shtetit.

Këtë sot e deklaroi prof. dr. Misho Dokmanoviq nga Fakulteti Juridik në Shkup, i cili e prezantoi anketën e Institutit për hulumtime dhe edukim strategjik – ISIE në bashkëpunim me Fakultetin Juridik “Justijani i Parë” dhe Qendrës franceze për ekspertizë në shkencat shoqërore nga Lozana. Sqaroi se anketa është me qëllim që të shihet potenciali për “largimi i trurit” nga kuadrot që krijohen në shkencat shoqërore në shtet.

“‘Largimi i trurit’ jashtëzakonisht nuk është përqendruar në mjekësi, shkencat teknike, TIK sektori….paraqitet potencial i ri për ‘largim i trurit’ në fushën e shkenca shoqërore”, theksoi Dokmanoviq.

Ajo theksoi se janë anketuar ata me arsimim më të lartë, profesorë universitarë, hulumtues, asistentë, në pjesën më të madhe prej 45 deri në 60 vjet dhe prej 31 deri në 45 vjet. Janë përfshirë ato juridike, politike, shkencat ekonomike, psikologjike, ndërsa anketa është dërguar në universitetet shtetërore dhe private, dhe në institucione hulumtuese me renome apo shoqata civile të cilat merren me hulumtim në shkencat shoqërore.

Faktorët të cilët ndikojnë në këtë, siç tha, janë mungesa e mjeteve për financim të hulumtimit, numri më i madh i mundësive në vendet e jashtme, stil më të mirë të jetës..Më shumë se 60 për qind e të anketuarve do të largoheshin në vendet e BE-së, SHBA-së dhe Australisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button